Prce, trajner i KH Besa Famgas
25 korrik 2022
| 09:26
Legjenda e hendbollit të Bosnjë dhe Hercegovinës , Nikola Prce është trajner i ri i KH Besa Famgas
Golashënuesi më i mirë në Përfaqësuesën e Bosnjës dhe Hercegovinës ( 444 gola ) si lojtar ishte pjesë e klubit pejan që nga viti 2019 derisa gjatë karrierës së pasur ka luajtur edhe në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Spanjë, Austri , Katar , Hungari dhe Poloni.
Përvoja e një prej hendbollistëve më të dalluar në rajon do të jetë forcë shtesë e klubit të Besës në rrugëtimin në garat vendore dhe ndërkombëtare.