Zbulohet paga që do përfitojë Muriqi te Mallorca

25 korrik 2022 | 11:21

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi u ble përfundimisht nga Mallorca, me skuadrën spanjolle që pagoi 10 milionë euro te klubi i Lazios.

Muriqi ka firmosur kontratë 5-vjeçare, teksa tashmë është zbuluar edhe paga që do të marrë. Sulmuesi paguhej në Lazio 5 milionë euro bruto në vit dhe të njëjtën rrogë do ta merrte në Mallorca, nëse do të nënshkruante për katër vjet, shkruan mediumi spanjoll “UltimaHora”.

Por, prizrenasi e pranoi uljen e rrogës në 4,3 milionë euro bruto, vetëm për të nënshkruar më gjatë, pra për pesë vjet. Më saktësisht, Muriqi do t’i marrë diku mbi 2 milionë euro neto në vit në klubin ishullor spanjoll. Ish-futbollisti i Fenerbahçes e pati një gjysmë sezoni mjaft pozitiv në La Liga, ku i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime në 16 ndeshje. Tash, “Pirati” synon ta vazhdojë këtë formë solide dhe të kontribuojë në sukseset e Mallorcas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në saje të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e të…