Hazard: Benzema e meriton ‘Topin e Artë’

25 korrik 2022 | 11:29

Eden Hazard ka folur në lidhje me çmimin më prestigjioz individual, “Topin e Artë”. Karim Benzema po shihet si fituesi i “Topit të Artë” këtë sezon.

Pas një paraqitje fenomenale me Real Madridin, ai është pretendenti kryesor që ta marrë atë çmim. Edhe Hazard ka deklaruar se sulmuesi francez e meriton të dekorohet si lojtari më i mirë në botë.

“Nuk ka dyshime, Benzema e meriton ‘Topin e Artë’”, ka thënë belgu për ‘ESPN’. Benzema shënoi 44 gola në 46 ndeshje gjithsej për sezonin që lamë pas, duke ndihmuar Realin të triumfojë në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Ceremonia për ndarjen e “Topit të Artë” do të mbahet më 17 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjithsej 358 fëmijë janë vrarë dhe mbi 686 janë plagosur…