Gjendet pa shenja jete një 50-vjeçar në Mitrovicë

26 korrik 2022 | 15:07

Gjatë ditës së sotme në Mitrovicë është gjetur pa shenja jete një person i moshës 50-vjeçare.

Lajmin për mediet e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Në njoftimin e policisë është thënë se njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, është bërë me dije se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Sot, rreth orës 09:00, është raportuar se në shtëpinë e tij në rrugën ‘Artim Jashari’ në Mitrovicë është gjetur pa shenja jete viktima  i moshës rreth 50-vjeçar. Njësitë përkatëse  policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.  Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML për obduksion”, ka thëna Zahiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në…