Britania zgjeron listën e sanksioneve ndaj Rusisë

26 korrik 2022 | 16:02

Britania ka njoftuar për sanksione të reja, të cilat synojnë lidershipin e lartë të Rusisë.

Kjo vjen si përgjigje e pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar më 26 korrik se sanksionet, të cilat përfshijnë ndalime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve janë vendosur ndaj 42 personave dhe subjekteve të reja, duke përfshirë disa guvernatorë të rajoneve ruse.

Sanksionet prekin edhe Vitaly Khotsenko, kryeministrin e instaluar nga Kremlini të separatistëve për rajonin e Donteskut në Ukrainë.

Lista përfshin gjithashtu Vladislav Kuznetsov, nënkryetarin e parë të imponuar nga Moska të rajonit të Luhanskut në Ukrainën lindore, i cili mbahet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

“Ne nuk do të heshtim dhe të shikojmë se si aktorët shtetërorë të emëruar nga Kremlini shtypin popullin e Ukrainës ose liritë e popullit të tyre”.

“Ne do të vazhdojmë të vendosim sanksione të ashpra ndaj atyre që po përpiqen të legjitimojnë pushtimin e paligjshëm të Putinit derisa Ukraina të mbizotërojë”, ka thënë sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss.

Që kur Moska ka filluar pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt, Britania ka sanksionuar më shumë se 1 100 njerëz dhe mbi 100 biznese./REL/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëlzen Gashi, autori i librit “Adem Demaçi një biografi e…