Kadri Veselit i vazhdohet paraburgimi nga Gjykata Speciale

26 korrik 2022 | 16:11

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të vazhdojë të mbetet në paraburgim në Hagë.

Ky është vendimi tjetër që e ka marrë Gjykata Speciale.

Në vendimin që është bërë publik të martën nga Specialja është thënë se ende nuk kanë pushuar arsyet që Veseli të lirohet nga paraburgimi.

Në mesin e këtyre arsyeve gjyqtari i procedurës paraprake ka përmendur rrezikun e ikjes, ndikimit në dëshmitarë, shkatërrimin e provave dhe pengimin e procedurave.

Për mbajtjen në paraburgim, gjyqtari paraprak nuk ka marrë parasysh as garancinë nga Policia e Kosovës se është në gjendje ta zbatojë secilën masë të përcaktuar nga Specialja.

Në paraburgim vazhdojnë të jenë edhe Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Pjetër Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City është një nga skuadrat më të mira në…