Shtrenjtohet mielli, ky është çmimi aktual për 5 kg

26 korrik 2022 | 16:23

Çmimi i miellit ka pësuar një ndryshim gjatë ditës së djeshme. Nga  3 e 58 centë sa ishte ditë me parë, tash 5 kilogramë miell janë bërë 3 e 76 centë. Pra, është ngritur për afro 20 centë çmimi.

Një thes miell, prej 25 kilogramë, aktualisht shitet me një çmim prej 15 euro e 79 centë nëpër tregjet e Prishtinës, sipas një tabele të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e cila ka filluar me publikimin e çmimeve ditore për artikujt bazë.

Ky çmim zbatohet tek mielli që importohet nga prodhues të ndryshëm në Kosovë.

Mirëpo, çmim për miellin që shitet nga 5 kilogramë ka ndryshuar.

Nga dita e djeshme çmimi i kësaj sasie të miellit ka shkuar në 3 euro e 76 centë.

Çmimi për 5 kilogramë miell këtë muaj nuk kishte pësuar ndryshime, ishte shitur me një çmim prej 3 euro e 58 centë.

Tash e disa ditë edhe çmimi i bukës ka arritur në 60 centë në disa furra të vendi . Si arsye u dha rritja e çmimeve të shumë produkteve.

Për ketë shtrenjtim pati reaguar Shoqata e Mullistëve duke thënë se është e palogjikshme që të ngritët çmimi i bukës kur çmimet janë në rënie.

“Është e padrejtë, është jologjike edhe e paarsyeshme. Ka rënie të çmimit të grurit dhe të miellit. Para sezonës kjo është normale dhe logjike. Tash javën e fundit kemi rënie të çmimeve dhe presim rënie të çmimeve të mëtutjeshme. D.m.th nuk vjen si arsye e lëvizjes së çfarëdo çmimi të miellit në treg apo edhe mungesës që ish paraqit. Nuk ka mungesa, ka sasi të mjaftueshme. Presim për një javë të fillojmë me sezonën e grurit. Çmimet janë në rënie, jo në ngritje. Lëvizjet e djeshme të çmimeve i shoh shumë të paarsyeshme”.

Ndryshe, me sipërfaqet që janë mbjellë me grurë në vjeshtë, importi nga shtetet e tjera mund të jetë i pashmangshëm.

Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural patën treguar se sipërfaqja me kulturën e grurit që pritet të korret gjatë këtij viti është 66,159.52 hektarë

Krahasuar me të mbjellat e vitit 2020, janë rreth gjashtë mijë hektarë më pak.

Sipas të dhënave të kësaj ministrie, me sasinë e grurit që ishte prodhuar në vitin 2021, Kosova ka plotësuar nevojat me grurë për 67 për qind.

Pjesa tjetër e nevojave është mbuluar nga importi.

Sipas statistikave që Dogana e Kosovës gjatë këtyre pesë muajve, Kosova ka importuar grurë në vlerë gati 12 milionë euro.

Ky import është realizuar nga shtatë shtete. Vendi prej të cilit është blerë më së shumti grurë është Serbia, prej së cilës ka importuar grurë në blerë mbi tetë milionë euro, e pasuar nga Franca. Shtete tjera prej të cilave kosovarët janë furnizuar me grurë këta muaj janë edhe Kroacia, Bullgaria, Hungaria, Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, e ka takuar vetëm tri…