Nottingham Foresti mund të futet në garë për Ramseyn

26 korrik 2022 | 16:31

Nottingham Foresti mund të bëjë një ofertë në ditët e ardhshme për ish-mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey.

Lojtari nuk po e gjen veten te Juventusi dhe është në prag të dakordimit me “Zonjën e Vjetër” për një shkëputje të kontratës.

Uellsiani e kaloi një gjysmësezon si i huazuar te Rangers, për shkakun e vetëm të mungesës së minutave  me torinezët.

Është pikërisht Rangers njëra prej skuadrave të interesuara për lojtarin e cila tashmë duhet të mendojë ta joshë më shumë sesa Nottingham Foresti 31-vjeçarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i miellit ka pësuar një ndryshim gjatë ditës së…