PSG-ja dhe Chelsea ende në bisedime për Kimpemben

26 korrik 2022 | 16:33

Paris Saint Germain (PSG) dhe Chelsea ende janë duke i vijuar bisedimet për mbrojtësin Presnel Kimpembe.

Ekipi nga Londra  është i interesuar që të nënshkruajë edhe me një mbrojtës të dëshmuar, andaj francezi po shihet si alternativa më e mirë.

Kampionët francezë po e vlerësojnë mbrojtësin me çmim 50 milionë euro.

Në anën tjetër, londinezët po tentojnë që ta ulin sa më shumë këtë tarifë, pasi po konsiderohet e ekzagjeruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nottingham Foresti mund të bëjë një ofertë në ditët e…