Meta: Korrupsioni, armiku kryesor i lirisë

26 korrik 2022 | 16:53

Pa xhaketën e presidentit dhe me kostumin e drejtuesit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, rrugëtimin e ri në opozitë e ka nisur me akuzat e bëra më herët nga selia e presidencës në adresë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në krye të vjedhjeve, siç i ka cilësuar ai, ka listuar aferën e inceneratorëve dhe atë të doganave.

Meta, sërish ka shigjetuar Lulzim Bashën duke e akuzuar se ka qenë në marrëveshje me kryeministrin Rama edhe përpara 17 majit, duke iu referuar një marrëveshje mes tyre për reformën territoriale që në 2014, ndonëse në atë kohë opozita e kishte bojkotuar atë.

Lulzim Bashën e ka akuzuar se qëndron edhe pas shpalljes së Sali Berishës “non grata” nga Shtetet e Bashkuara. Por duket se ky vendim se shqetëson aspak, teksa Meta është shprehur se do bashkëpunojë me kreun e demokratëve pavarësisht vendimeve të ndërkombëtarëve.

Më tutje, Meta ka folur për kalkulime kriminale kur i është drejtuar Bashës dhe Ramës, duke rrëfyer edhe një bisedë me kreun e PD-së së kohës Lulzim Bashës, pas prishjes së marrëveshjes së 5 qershorit.

Pa komentuar, Meta nuk ka lënë edhe shkarkimin e Arben Ahmetaj nga detyra e zëvendëskryeministrit

Në betejën për rrëzimin e qeverisë, Meta ka thënë se nuk ka aspak konkurrencë me Sali Berishën, por ajo që e shqetëson është përmbushja e misionit. /Tv Klan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo njihet si një nga moderatoret më mendje hapur dhe…