Lëndohet Pogba

27 korrik 2022 | 10:17

Lëndimi i Paul Pogbas doli më i rëndë se sa parashikimet e para dhe tani mesfushori francez ka gjasa të ndalet për 6-8 javë. Dukej si një dhimbje e thjeshtë në gjurin e djathtë, por ekzaminimet radiologjike, të cilave iu nënshtruan mesfushori bardhezi, treguan një dëmtim të meniskut lateral.

Blerja e re e Juventusit do t’i nënshtrohet një konsulte ortopedike të specializuar në Shtetet e Bashkuara. Sipas të gjitha gjasave, ai mund të operohet drejtpërdrejt në Amerikë, në mënyrë që të përshpejtojë sa më shumë kohët e rikuperimit.

“Pogba i është nënshtruar hetimeve radiologjike që kanë treguar një dëmtim të meniskut anësor. Në orët në vijim ai do t’i nënshtrohet një konsulte të specializuar”, thuhet në njoftimin e Juves.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeqyteti ynë, Prishtina, nuk është se ofron shumë mundësi rekreative…