Barça barazon në miqësore ndaj Juves

27 korrik 2022 | 12:02

Barcelona dhe Juventusi kanë luajtur baras (2-2) në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ousmane Dembele ka qenë protagonist tek Barcelona me dy gola të bukur të shënuar brenda gjashtë minutash lojë, në minutat 34 dhe 40.

Nga ana tjetër, tek “Bianconeri” shkëlqeu më së shumti Moise Kean, i cili po ashtu shënoi dy herë, në minutat 39 dhe 51.

Skuadrat patën edhe raste të tjera të mira shënimi, por nuk ia dolën. Tek Barça luajtën edhe përforcimet Robert Lewandowski e Franck Kessie, të cilët megjithatë nuk arritën të linin gjurmë në këtë lojë.

Tek “Blaugrana” u paraqit edhe i rikthyeri nga huazimi, Miralem Pjaniq, i cili dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou”, por që Barça ka plane të tjera. Gjiganti spanjoll dhe ai italian po e kryejnë fazën përgatitore në SHBA dhe ndërkohë po e shfrytëzojnë rastin dhe mundësinë për të zhvilluar ndeshje miqësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 22-vjeçarit nga Britania e Madhe është thënë se i…