Meta: Nga sot nisim përgatitjet për qeverisjen e vendit

27 korrik 2022 | 12:29

Ilir Meta ka zhvilluar të mërkurën mbledhjen e parë të Komitetit organizativ të Partisë së Lirisë, ku ka vendosur edhe pikat për punën në vazhdim të partisë.

Ai ka theksuar se nga sot do të nisë puna në tri drejtime kryesore, duke theksuar se e treta ka të bëjë pikërisht me përgatitjet për qeverisjen e vendit.

“Nga sot do të punojmë në tri drejtime. Nga sot, ju bëj të ditur se do të punojmë në tri drejtime. E para, revolucioni antikorrupsion. E dyta, organizimi i Partisë së Lirisë duke u hapur, jo duke u shqetësuar se kush po vjen. E treta, përgatitja për qeverisjen e vendit. Dy të parat do të jenë detyrat tona kryesore, me mua dhe të gjithë ju. Përgatitja për qeverisjen do të jetë padyshim e imja, por do të jetë edhe e zotit Nesho e profesor Petraqit dhe e shumë intelektualëve dhe ekspertëve”, ka thënë Meta./A2/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni 2022 në Formula 1 ka edhe 10 gara të…