Vizita e Kurtit dhe Osmanit në ShBA, Mustafa: Po i vardisen asaj që e quanin Amelika, takimi me Blinken s’është lajm

27 korrik 2022 | 16:17

Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës, ka reaguar për takimin që kryeministri Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani kanë zhvilluar mbrëmë me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Mustafa ka thënë se Kurti nuk ka nevojë për formula vardisëse ndaj ShBA-vë, pasi siç ka thënë ai, dihet botërisht sa kryeministri e donë Amerikën.

“S’ka nevojë për formula vardisëse se sa ata e duan Amerikën (Amelika, Amelika) sepse botërisht dihet”, ka thënë ai për “Klan Kosovën”.

Sa i përket takimit me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, Mustafa ka thënë se kjo nuk është lajm, por një akt shumë normal me vendin që na ka bërë shtet.

“Takimi me Anthony Blinken nuk është lajm. Ai është një akt shumë normal me vendin që na ka bërë shtet. Lajm do të ishte të tregojnë z. Kurti dhe znj. Osmani pse është dashur një vit e gjysmë për këtë takim”, ka thënë ai, duke shtuar se ata do të duhej të tregonin edhe se çfarë porosish  kanë marrë nga Blinkeni.

Ndërsa sa i përket arsyes së vizitës, ish-shefi i qeverisë, ka thënë se marrëveshja që do nënshkruhet sot me Korporatat e Sfidave të Mileniumit është pikërisht nën autoritetin e sekretarit shtetëror, andaj edhe takimi me të është në këtë frymë.

Ai ka thënë se një marrëveshje e tillë, e para, ishte nënshkruar në shtator të 2017-ës, në Kongres, siç pritet të nënshkruhet edhe kjo e sotmja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me ambasadoren e…