Komisioni për Buxhet voton për Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike

27 korrik 2022 | 16:43

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, sot është votuar për Projektligji për Financimin e Subjekteve Politike, duke i hapur rrugë shqyrtimit në lexim të dytë të këtij projektligji në seancën plenare të caktuar për nesër, më 28 korrik.

Ndër çështjet kryesore të adresuara nga ky projektligj janë mandati dhe kompetencat e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, si dhe zgjedhja e drejtorit të saj.

Deri më tani Zyra ka qenë në mënyrë indirekte e varur nga vendimmarrja politike brenda KQZ-së, andaj nuk ka mundur të ushtrojë në mënyrë efikase mandatin e paraparë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mes të tensioneve dhe debateve të shumta në mes…