Covidi në Shqipëri, tre të vdekur dhe mbi 1 200 raste të reja

27 korrik 2022 | 19:52

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njoftoi se tre persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

Nga 2.667 testime, 1.261 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, ndërsa 1.352 të shëruar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 442. Në të gjithë vendin janë 9.175 qytetarë aktivë me Covid-19, ndërsa në spitalin Covid po marrin trajtim 31 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka tri humbje jete me Sars-Cov2: tre qytetarë nga Tirana të moshave 72-82 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus Shqipëria ka regjistruar 308.050 raste pozitive, prej tyre 295.340 janë shëruar, 9.175 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.535 pacientë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një muaj paraburgim është vendosur ndaj francezëve që kanë hyrë…