100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri – ShBA, Bideni mesazh shqiptarëve: Me ju edhe në rrugën drejt BE-së
Presidenti amerikan, Joe Biden, me anë të një video-mesazhi ka uruar shqiptarët dhe amerikanët në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Video-mesazhi i kreut të Shtëpisë së Bardhë është dhënë në një event që është mbajtur në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ndër të tjera, Bideni ka sjellë në vëmendje ndihëm që Shqipëria po i jep Ukrainës në luftën kundër Rusisë apo edhe strehimin e afganëve përgjatë viteve të luftës.
Presidenti amerikan u ka premtuar shqiptarëve se ShBA-ja do të jetë me ta edhe në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian (BE).
From 🇺🇸 @POTUS to 🇦🇱 people on the 💯 anniversary of relations 👇 https://t.co/JdCROwBWYc
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) July 28, 2022