Hapet edicioni i 14 i Panairit të Librit në Prizren

28 korrik 2022 | 11:00

Mbrëmë u hap edicioni i 14 i Panairit të Librit në Prizren, organizuar nga OJQ “IKKS”, me përkrahjen e Komunës së Prizrenit – Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Hapjen e panairit e bëri kryetari Shaqir Totaj duke uruar organizatorët dhe u ofroi përkrahje në vitet vijuese.

Në edicionin e sivjetmë të këtij panairi po marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.

Çdo mbrëmje, nga ora 20:00, organizohen promovime e diskutime me autorë të fushave të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti kinez Vuhan ka izoluar pothuajse një milion njerëz, pas…