![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/qeveri.png)
Qeveria njofton për vendimin që hyn në fuqi nga 1 gushti për shtetasit serbë
29 korrik 2022
| 12:55
Qeveria e Kosovës ka lëshuar një njoftim me rëndësi sa i përket hyrje-daljeve të qytetarëve të Serbisë në kufirin me Kosovën.
Ekzekutivi ka bërë me dije se nga 1 gushti, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit të Kosovës me dokument identifikimi të lëshuar nga Serbia, do të pajiset me dokument hyrje/dalje.
“Bazuar në vendimin e qeverisë nga mbledhja e 85-të e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me dokument hyrje/dalje”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.