Milani siguron shërbimet Charles De Ketelaere?

29 korrik 2022 | 14:06

Milani është në prag të përfundimit të një marrëveshjeje për mesfushorin, Charles De Ketelaere.

Sipas “Tuttomercatoweb”, përgatitja dhe shkëmbimi i dokumenteve është tashmë në proces të klubit italian dhe Club Brugge.

Mediumi italian gjithashtu ka raportuar se kjo lëvizje do të mbyllet për 32 milionë euro, plus bonuset dhe përqindje në rishitje.

De Ketelaere pritet që të shtunën të udhëtojë për në Milano për të përfunduar kalimin e tij në “San Siro”.

21-vjeçari ishte objektivi kryesor i kampionëve të Italisë për afatin kalimtar të kësaj vere.

Dy klubet nga Premierliga, Evertoni dhe Leeds Unitedi, kishin shprehur interesimin gjithashtu për mesfushorin belg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka thënë se “rusët…