![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/thumb_52378_default_news_size_5.jpeg)
Firmino nuk largohet nga Liverpooli
29 korrik 2022
| 14:57
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka hedhur poshtë spekulimet që flasin për largimin e Roberto Firminos nga ky klub.
“Bobi është shumë i rëndësishëm për ne. Bobi është zemra dhe shpirti i këtij ekipi, dhe mënyra se si kemi luajtur në vitet e fundit ka qenë e mundur vetëm për shkak të Bobit,” ka thënë Klopp.
“Prandaj jam shumë i lumtur që ai mund të stërvitjen për pjesën më të madhe këtu në parasezon, deri tash”.
“Gjithçka po duket realisht shumë mirë, dhe unë jam absolutisht në rregull. Unë as që kam dyshim për cilësinë e tij”.