Gjykanoviqi pyetet për foton me Vuçiqin dhe ish-oficerin e inteligjencës palestineze: Është bërë në shtëpinë e Vuçiqit

29 korrik 2022 | 15:27

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, në një intervistë për televizionin N1 (degë e CNN në Slloveni, Kroaci dhe Serbi) është pyetur rreth një fotografie të famshme që ai kishte bërë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe ish-oficerin e inteligjencës palestineze Mohamed Dahlan.

Fotografia ishte bërë lajm në Serbi, për shkak të lidhjeve të dyshimta të Dahlan në Serbi e Mal të Zi.

Përkundër se ishte kohë më parë, Gjykanoviç pohon se fotoja u bë “në shtëpinë e presidentit Vuçiç”, porse nuk i kujtohet se çfarë viti ishte saktësisht.

“Mendoj se presidenti Vuçiç sapo ishte transferuar në presidencë, më parë ishte në qeveri, nënkryetar dhe më pas president. Por ishte koha kur do të kishim rënë dakord të bisedonim…”, deklaroi Gjukanoviç.

I pyetur se për cfarë kishin biseduar, ai ka folur vetëm në përgjithësi, duke pohuar se kanë folur “për çështje të ndryshme politike”.

“Së paku ka pasur çështje të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, sepse në atë kohë ato marrëdhënie dukeshin të mira. Kishte disa çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe politik dhe disa bashkëpunime në politikën e jashtme. Nisur nga mandati im i gjatë, kam pasur më shumë përvojë dhe bashkëpunim me vende të caktuara, me rajone të caktuara etj. Unë u përpoqa të ndaj përvojën time me presidentin Vuçiç, duke llogaritur se kjo mund të jetë vetëm diçka e mirë për Serbinë”.

Organizata BIRN në Serbi vite më parë kishte botuar një artikull për  palestinezin e fuqishëm Mohammed Dahlan, i cili ishte shndërruar në ndërmjetës për Investime të Gjirit në Ballkan.

Prandaj, ai, familja e tij dhe pesë mbështetës të tij, kishin marrë me procedurë të përshpejtuar pasaporta të Serbisë.

“Qeveria e Serbisë heshtazi i dha shtetësinë Muhamed Dahlanit, rivalit kyç të presidentit palestinez Mahmud Abas dhe këshilltarit të princit trashëgimtar të Abu Dhabit, zbulon Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN”, thuhej në shkrimin e vitit 2015.

Dahlan shihej si meritor për lehtësimin e investimeve të premtuara të Abu Dhabit në vlerë prej miliarda eurosh në Serbi. Megjithatë, qeveria në Beograd nuk ka pranuar të japë shpjegime nëse kjo është arsyeja për dhënien e shtetësisë për 12 palestinezët që nga viti 2013, të gjithë të lidhur me politikanin e fuqishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka hedhur poshtë spekulimet…