Tre të lënduar nga aksidenti i dytë në rrugën Prishtinë – Podujevë, policia jep detaje

29 korrik 2022 | 15:40

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e dytë të ndodhur brenda ditës në magjistralen Prishtinë – Podujevë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 në Vranidoll, dhe në të njëjtin kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 14:00 ne rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka njoftuar polica.

Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, në një intervistë…