Gjithçka gati për fillimin e regjistrimit të automjeteve me targa “RKS”

29 korrik 2022 | 15:52

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal  Sveçla, ka takuar të premten koordinatorët e qendrave të regjistrimit të automjeteve, nga të cilët ka marrë informacionet e fundit se gjithçka është gati për regjistrimin e mjeteve me targa “RKS”.

Takimi ka pasur për qëllim njoftimin për përgatitjet e fundit që është duke i bërë Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me këtë proces, ku është theksuar se tashmë gjithçka është gati për fillimin e regjistrimit të mjeteve me targa “RKS”.

Ministri Sveçla ka ofruar mbështetjen e plotë të tij dhe të qeverisë, më qëllim të realizimit të këtij objektivi, që është në të mirë të të gjithë qytetarëve, sepse përmirëson sigurinë në trafik, ulë numrin e veturave pa regjistrim dhe përmirëson sigurinë në përgjithësi.

Nga fundi i javës së kaluar, MPB-ja ka filluar fushatën informuese duke njoftuar qytetarët se nga dita 1 gusht deri më 30 shtator 2022 do të fillojë procesi i regjistrimit të targave ilegale në “RKS” në të gjitha qendrat e regjistrimit të automjeteve.

Gjatë kësaj periudhe qytetarët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga shumë lehtësira për kthimin e automjeteve në targat e regjistrimit “RKS”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshe nga një vit më parë, ku vaksinimi ishte i…