Përmbytet Las Vegas: Kazinotë, rrugët e aeroporti nën ujë

29 korrik 2022 | 15:56

Aeroportet, parkingjet dhe i gjithë Las Vegasi, i cili strehon disa nga kazinotë dhe hotelet më të famshme në botë, u përmbytën të enjten mbrëma.

Shiu i dendur mbushi ndërtesa të panumërta ndërsa qyteti vendosi një paralajmërim për përmbytje dhe stuhi të forta.

Pamjet e shpërndara në Twitter tregojnë rrugët e Sin City teksa përmbytjen nga ujërat e shumta.

Video të tjera treguan rrugët e qendrës së qytetit duke u kthyer në lumenj të vegjël dhe uji që vërshonte kazinotë, raporton nypost.

Për momentin nuk raportohet për të lënduar, konfirmoi për The Post oficeri i Informacionit për Zjarr në Las Vegas, Tim Szymanski.

Një tjetër video e shpërndarë në internet tregon ujin që derdhet përmes një vrime në tavanin e Planet Hollywood Casino në bulevardin Las Vegas. Punonjësit mund të shihen duke regjistruar skenat kaotike me telefonat e tyre.

Pallati ikonik i Cezarit u prek gjithashtu nga uji i përmbytjes, pasi një video e postuar në internet tregonte tavanin e paaftë për të mbajtur ujin, i cili derdhej mbi qilima.

Ndryshe, të paktën tetë persona humbën jetën pas reshjeve të mëdha të shiut që shkaktuan përmbytje në shtetin amerikan të Kentuckyt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal  Sveçla, ka takuar…