Verstappeni: Në Hungari do të jetë më vështirë se në Francë

29 korrik 2022 | 16:27

Pas triumfit me fat garën e fundit në Francë, duke përfituar nga gabimi i Charles Leclerc, piloti holandez i Red Bullit, Max Verstappen, shprehet se këtë fundjavë në Hungari do të vuajë shumë. Ai e sheh pistën e Dubapestit si të vështirë për të.

“Hungaroring do të jetë një pistë e vështirë për ne, sidomos në xhiron e shpejtë. Kjo është një pistë ku Ferrari do të jetë superior ndaj nesh, por ka disa faktorë që duhen marrë në konsideratë, si shiu apo situata të tjera, siç janë gabimet e rivalëve, që mund ta bëjnë garën më interesante”, ka thënë Verstappen.

Holandezi ka 63 pikë avantazh ndaj Leclerc dhe e pret me qetësi sfidën e radhës. “Nuk ka shumë rëndësi avantazhi që kam me rivalët, pasi çdo gjë mund të ndodhë. Unë dua të fitoj çdo garë duke dhënë maksimumin. Nuk do të qetësohem, as në Pushime, vetëm e vetëm që ta fitoj sërish titullin”, ka shtuar Verstappeni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, ka reaguar pas spekulimeve…