![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/kurti-4.png)
Qeveria Kurti thyen rekord për të keq, kjo s’kishte ndodhur nga viti 2012
29 korrik 2022
| 16:37
Instituti “GAP” ka publikuar disa të dhëna për investimet kapitale në Kosovë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022.
Këto investime kapitale përfshijnë investimet edhe në nivelin qendror edhe në atë lokal.
Të dhënat e ofruara nga “GAP”-i, krahasojnë investimet kapitale që nga viti 2012 deri në këtë vit-2022.
Ajo çfarë bie në sy është se si në nivel qendror, por edhe në atë lokal, investimet kapitale kanë qenë në nivelin më të ulët në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, kohë në të cilën qeveria udhëhiqet nga Albin Kurti.
“Rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore dhe politikat qeveritare kanë bërë që realizimi i investimeve kapitale në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022 të jetë më i ulëti në dekadën e fundit”, ka njoftuar “GAP”-i.