Parashikimi i motit për sot, maksimalja deri 36 gradë

30 korrik 2022 | 08:25

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen edhe kushte për reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-36 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesi i së shtunës solli fluks në disa prej pikave…