Osmani e Kurti e konfirmojnë se Manastiri i Deçanit ishte në tavolinën me Blinkenin

30 korrik 2022 | 14:48

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë konfirmuar se në takimin me Sekretarin amerikan, Antony Blinken është folur për Manastirin e Deçanit.

“Për Manastirin  e Deçanit, është shtruar në kontekstin që gjithmonë e kemi dëgjuar nga pala amerikane, në kuadër të vendimit të marrë nga gjykata Kushtetuese”, ka thënë Osmani.

“Është përmendur edhe çështja e manastirit të Deçanit por unë e ritheksoj se vëllimi i takimit ka qenë 80 për qind në marrëdhënie bilaterale”, ka theksuar Kurti.

Osmani dhe Kurti qëndruan për disa ditë në SHBA, ku u takuan me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe morën pjesë në nënshkrimin e një marrëveshjeje në vlerë prej mbi 200 milionë dollarësh me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

Pas kthimit në Kosovë, ata kanë mbajtur një konferencë për media në aeroportin “Adem Jashari”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, thanë…