Humb jetën shoferi i kamionit, u rrokullis në autostradën “Arbër Xhaferi”

30 korrik 2022 | 15:08

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në autostradën “Arbër Xhaferi”.

Në hyrje të fshatit Bibja një kamion është rrokullisur ku si pasojë ka humbur jetën shoferi, njofton Klankosova.tv.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 09:45 policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (hyrja në Bibaj). Në aksident është përfshirë një automjet (kamion) i cili është rrotulluar”.

“Në vendngjarje, pos policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit, ndihma e shpejtë e ekipe tjera. Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit emergjent mjekësor, një person është pa shenja jete”, tha Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madrid është skuadra që u lidh më së shumti…