15 qen endacakë sulmojnë mjeken nga Prishtina, kërkon ndihmë në QKUK

31 korrik 2022 | 08:32

Një mjeke e cila punon në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Prishtinë në pasditen e djeshme është sulmuar nga 15 qentë endacakë.

Rasti ka ndodhur pranë QKMF-së së Ambasadës së Zvicrës rreth orës 19:00

Paparaci mëson se bëhet fjalë për mjeken Kimete Surdulli.

Bashkëshorti i saj, Bujar Surdulli, ka folur për gjendjen e mjekes.

Surdulli ka thënë se menjëherë pas sulmit nga qentë endacakë ajo është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka qëndruar për tri orë dhe ka marrë trajtimin e nevojshëm.

Pas sulmit Surdulli ka pësuar thyerje të dorës dhe disa lëndime të tjera trupore.

“Është sulmuar nga 15 qenë, edhe për rreth tri orë kemi qëndruar në spital, pasi që e ka thyer dorën dhe e ka në gips”, ka thënë Surdulli.

Ky nuk është rasti i parë që qentë endacakë i sulmojnë mjekët.

Në prill të këtij viti tre mjekë ishin sulmuar nga qentë endacakë në QKUK.

Nga këta tre, vetëm dy prej tyre kishin kërkuar trajtim në Klinikën Emergjente.

Komuna e Prishtinës ka krijuar rreth 18 pika ushqyese për qentë endacakë, të cilat i ka vendosur në disa lagje të Prishtinës për t’u ofruar qenve ushqim dhe për ta lehtësuar mundësinë që të dërgohen për vaksinim dhe sterilizim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Gjatë mëngjesit…