Arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali, karabinierët i zbuluan aktivitetin e paligjshëm

31 korrik 2022 | 08:39

Policia italiane ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar pasi është kapur duke shitur kokainë dhe hashash në zonën e Borgo Bovios.

Bëhet me dije se 20-vjeçari kishte krijuar klientelën e tij dhe tregtonte kokainë dhe hashash në një nga lagjet më të populluara nga trafikantët e drogës në Terni.

Policia e kishte mbajtur disa kohë nën vëzhgim sipas medieve italiane.

Arrestimi

Aksioni blic i karabinierëve u ndërmor falë denoncimit të disa banorëve të lagjes të cilët ishin të sigurt se shqiptari ishte një shpërndarës i rregullt droge. Lëvizjet e tij të dyshimta konfirmuan denoncimet.

Ushtarët e seksionit operativ të Nor-it e ndoqën për disa ditë dhe ia dolën të demaskonin trafikun e tij të paligjshëm.

Gjatë kontrollit, 20-vjeçari kishte 18 doza kokainë të paketuara gati për tu shitur.

Ndërsa në banesë karabinierët gjetën vetëm 3 gramë hashash.

Droga u sekuestrua dhe 20-vjeçari, i cili nuk ka një punë zyrtare në Terni dhe mesa duket ka jetuar vetëm falë shitjes së kokainës dhe hashashit, është vënë në pranga.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka thënë të gjithë…