Tentoi t’i jepte 10 euro ryshfet policit, arrestohet serbi

31 korrik 2022 | 09:22

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në fshatin Trudë pasi kishte tentuar t’i jepte ryshfet zyrtarit policor për ta liruar nga kundërvajtja në trafik.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi ka tentuar t’i japë zyrtarit policor 10 euro që ta lirojë nga kundërvajtja në trafik.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, doli sërish pozitiv me COVID-19…