‘Ndryshimi i ligjit për dosjet’, Rama: Shihemi në shtator

31 korrik 2022 | 11:13

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me debatin për dosjet e bashkëpunëtorit të ish-sigurimit të shtetit me inicialet I.M, për të cilin Autoriteti i Dosjeve pretendon se është ish-presidenti, Ilir Meta.

Kreu i qeverisë shprehet se vetëm ndryshimet ligjore do t’i jepnin fund këtij debati dhe për këtë thekson se diskutimi do vazhdojë në shtator me nisjen e sezonit të ri politik.

“Kuvendi duhet të diskutojë mbi idenë e hedhur që edhe spiunët e Sigurimit të kthehen në subjekte të Ligjit për Pastërtinë e Figurës së të Zgjedhurve (i quajtur ndryshe Ligji i Dekriminalizimit)”, ka shkruar Rama.

“Këtë histori nuk i takon politikës ta ndajë, po vetëm Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Politika thjesht duhet të vërë në dispozicion të atij Autoriteti mjetin e kërkuar ligjor, duke votuar në Kuvend ndryshimet e kërkuara nga vetë Autoriteti. Me ato ndryshime i hapet rruga një hetimi të plotë mbi aktivitetin e bashkëpunëtorit me inicialet I.M në shërbim të Sigurimit të Shtetit”, shtoi ai.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Rama i doli në mbrojtje kryetares së Autoritetit të Dosjeve, duke treguar se emërimi i saj ka qenë një propozim tërësisht i Metës në kohën kur PS ishte në koalicion me LSI.

Kryeministri pretendon se institucionit dhe drejtueses, Genta Sulës po i bëhet shantazh.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
10 mijë e 410 është numri i rasteve aktive me…