Policia ndalon pesë shoferë duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit

31 korrik 2022 | 12:45

Në autostradën “Arben Xhaferi” identifikohen pesë shoferë duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit (gjobiten me gjobë nga 200 deri në 500 euro dhe iu ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik nga 6 deri në 12 muaj, varësisht nga sasia e alkoolit në gjak).

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”.

“Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës, për të pasur një siguri më të madhe në trafik”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor…