Xavi i hapur për rikthimin e Messit

31 korrik 2022 | 13:28

Rikthimi i Messit te Barcelona ka qenë tema e diskutimit në lajmet e kësaj jave, teksa Xavi ka pranuar se kjo është një ide konkrete e drejtuesve të klubit, por që mund të vihet në zbatim vitin tjetër.

“Rikthimi i Messit është një ide dhe ndoshta më shumë, një plan i drejtuesve për verën e ardhshme. Do të ishte mirë të mos ishte larguar fare, megjithatë do të ishim shumë të kënaqur që të rikthehej sërish”, ka thënë Xavi.

Leo Messi ishte larguar nga Barca në vitin e kaluar, për shkak të problemeve financiare që asokohe kishin “Blaugrana”.

Ndërsa rikthimi i tij në “Camp Nou” pritet të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me largimin e Robert Lewandowskit nga "Alllianz Arena" ishte përfolur…