Covidi në Shqipëri, dy të vdekur dhe mbi 700 të infektuar
Dy persona kanë humbur jetën për shkak të Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë tha se në 1590 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 716 qytetarë, në këto bashki:
303 në Tiranë, 68 në Durrës, 66 në Fier, 35 në Lushnje, 24 në Vlorë, 19 në Sarandë, 18 në Kamëz, 17 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Kavajë, Berat, 11 në Krujë, nga 10 qytetarë në Divjakë, Pogradec, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Mirditë, Tepelenë, Dimal, nga 7 qytetarë në Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Delvinë, nga 4 qytetarë në Kurbin, Shijak, Përmet, Gramsh, nga 3 qytetarë në Selenicë, Skrapar, Elbasan, nga 2 qytetarë në Pukë, Has, Roskovec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Kukës, Rrogozhinë, Patos.
Në të gjithë vendin janë 8 239 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 32 pacientë.