Ngjarje e rënd në Greqi, shqiptari vret gruan me thikë në Greqi

01 gusht 2022 | 11:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Zakinthos në Greqi.

Një 51-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, e cila dha frymën e fundit në spitalin e Zakinthos.

Mediet greke raportojnë se pasi kreu krimin, shqiptari është zhdukur, për pasojë autoritetet greke janë vënë në kërkim të 51-vjeçarit.

Sipas ERT, ngjarja tragjike ka ndodhur pas një sherri që çifti kishte pasur.

Para se ta sulmonte me thikë burri ka rrahur gruan, shkruajnë mediet greke. Mësohet se 51-vjeçari e ka goditur disa herë me thikë në gjoks të shoqen. Çifti ka tre fëmijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ikona e basketbollit botëror, Bill Russell, ka vdekur të dielën…