Fabregas i gatshëm për të nënshkruar me skuadrën e Serie B

01 gusht 2022 | 12:15

Cesc Fabregas raportohet se do të shkojë në Itali nesër për t’i kryer testet mjekësore para se ta realizojë transferin e tij te skuadra e Serie B, Como

Mesfushori 35 vjeçar spanjoll për momentin është lojtar i lirë me kontratën e tij që ka skaduar me Monacon në fillim të këtij muaji, ku luajti tri vite me skuadrën nga principata. Me një karrierë të bujshme në Spanjë, Anglia dhe Franca dhe Fabregas është gati për një përvojë të re para se të marrë vendimin që të pensionohet.

Siç ka shkruar gazetari i njohur Fabrizio Romano, Fabregas pritet të arrijë në Itali nesër në mëngjes në mënyrë që ti kryejë testet mjekësore në Serie B dhe t’i bashkohet Comos. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, ai do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare për skuadrën e kategorisë së dytë.

Stadiumi i Comos, stadiumi Giuseppe Sinigaglia, është buzë liqenit idilik Como, kështu që Fabregas dëshiron që t’i shijojë ndeshjet me stil. Skuadra përfundoi në vendin e 13të sezonin e kaluar në Serie B.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka ftuar…