Nis heqja e barrikadave në Rudarë

01 gusht 2022 | 12:40

Ka filluar heqja e kamionëve të vendosur në fshatin Rudarë në veri të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë raporton se ka filluar tërheqja e automjeteve që ishin vendosur si barrikada në rrugët në veri të Kosovës.

Në anën tjetër T7 ka siguruar video nga vendi i ngjarjes dhe raporton se rre kamionë deri më tash janë larguar nga rruga që çon për në pikën kufitare në Jarinjë.

Fshati Rudarë gjendet rreth pesë kilometra nga Mitrovica. Nëpër të kalon magjistralja për në Jarinjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një djalë 10 vjeç duket se tani e kanë zili…