Tina Hetemi rikthehet te Istogu

01 gusht 2022 | 14:15

Tina Hetemi pas një viti të kaluar tek skuadra e Superligës turke Tekirdag Suleymanpasa sportif A.S është rikthyer tek skuadra kampione e Kosovës, Istogu.

Tina Hetemi është prurja e radhës e Istogut para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri të Superligës së Kosovës dhe fillimin e edicionit të ri të EHF Europa Cup që fillon në tetor.

“Tina Hetemi është njëra nga prurjet e këtij viti,  ndërsa ditëve në vijim pritet konfirmimet e lojtarëve që ishin edhe vitin që lamë pas pjesë e Istogut. Mirësevjen Tina së bashku drejt sukseseve te reja”, thuhet në njoftimin e KHF Istogu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po…