Moska: Rusia qëndron plotësisht pranë Serbisë

01 gusht 2022 | 14:20

Në deklaratën e fundit nga Kremlini, nga rezidenca e presidentit rus, Vladimir Putin,  bëhet thirrje “për mbrojtjen e të drejtave të serbëve në Kosovë me një rezolutë të posaçme”.

Sipas medieve ruse, “tensionet në Kosovë kanë marrë valë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të detyruar serbët nga Kosova të pranojnë targat dhe dokumentet personale të Kosovës, gjë që ka sjellë barrikada në “vendkalimet administrative”.

“Rusia qëndron plotësisht pranë Serbisë në mosmarrëveshjet me Republikën “e vetëshpallur” të Kosovës dhe insiston se të drejtat e serbëve duhet të garantohen me një zgjidhje për këtë konflikt”, ka deklaruar sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Ne qëndrojmë pranë serbëve që jetojnë në Kosovë. Besojmë se kërkesat e autoriteteve të Prishtinës janë plotësisht të pabaza”, ka shtuar Peskov.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tina Hetemi pas një viti të kaluar tek skuadra e…