Haradinaj-Stublla: Moskoordinimi për çështje të sigurisë me ShBA-të, na detyron të zmbrapsemi turpshëm përballë Serbisë e Rusisë

01 gusht 2022 | 14:55

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se kërkesa e SHBA-ve që vendimi për reciprocitetin për targa dhe letërnjoftime të shtyhet për një muaj, lë të nënkuptoj se vendimi i Qeverisë së Kosovës për këtë çështje nuk ka qenë i koordinuar.

“Kërkesa amerikane për shtyrje 30 ditësh të implementimit të vendimit për targa dëshmon se Qeveria nuk qenka koordinuar (lexo: NUK i ka njoftuar paraprakisht) partnerët ndërkombëtar për planin e veprimit”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në një postimi në “Facebook”.

Ajo më tej ka theksuar se moskoordinimi për çështje të sigurisë me partnerët e ngushtë (sidomos SHBA), duke besuar se forcon sovranitetin dhe vetëvendosjen politike, në realitet po na dobëson duke u detyruar të zmbrapsemi turpshëm përballë Serbisë (e Rusisë).

“Vendimet impulsive në qeverisje në të shumtën e rasteve janë të dëmshme”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…