Mbërrijnë në Ukrainë katër sistemet e radhës të raketave HIMARS

01 gusht 2022 | 15:41

Katër sistemet raketore të artilerisë së lëvizshmërisë së lartë (HIMARS) të prodhuara nga SHBA-ja, kanë mbërritur tashmë në Ukrainë.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i mbrojtjes o Ukrainës, Oleksi Reznikov. “I jam mirënjohës presidentit të SHBA-ve dhe sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin III dhe popullit amerikan për forcimin e ushtrisë ukrainase”, ka shkruar Oleksii Reznikov në “Twitter”.

HIMARS kanë një rreze më të gjatë dhe janë më të sakta se artileria e Ukrainës e kohës sovjetike, duke lejuar forcat ukrainase të godasin objektivat ruse që më parë ishin të paarritshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen edhe dy…