Zyrtari i lartë i Presidencës: Është koha që BE-ja t’i sanksionojë veprimet e Vuçiqit

01 gusht 2022 | 17:41

Blerim Vela, shef i stafit në zyrën e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar pas zhvillimeve në veriun e Kosovës.

Ai ka thënë se mbrëmë Serbia ka marrë mbështetje të plotë nga regjimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për eskalimin e situatës mbrëmë në veri.

Vela ka thënë se Rusia e sheh Serbinë si një instrument për ta destabilizuar Kosovën, rajonin dhe Evropën.

“Është koha që Bashkimi Evropian të sanksionojë veprimet e Vuçiqit”, ka thënë Vela.

Gjatë së dielës në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ka pasur tensione për shkak të vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Nga ana e serbëve ishin vendosur barrikadat në afërsi të këtyre dy pikave.

Pas pezullimit për 30 ditë nga ana e Qeverisë së Kosovës të kësaj mase, sot janë larguar barrikadat dhe raportohet situatë më të qetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i strategjisë së mbrojtjes së NATO-s , Thomas Theiner,…