Kurti mburrej se nuk bie në presionin e ndërkombëtarëve (video)

01 gusht 2022 | 21:59

Dy vjet më parë, më 2020, kryeministri Albin Kurti mburrej se nuk ka kush që mund të ndikohet.

Madje një gjendje deri diku relaksi, shefi i qeverisë kosovare e shfaqi edhe të dielën para gazetarëve 12 orë para fillimit të reciprocitetit me dokumente ndaj Serbisë.

Por vetëm 8 orë pas e 4 para hyrjes në fuqi, situata në veri të Kosovës u acarua e ndryshoi ashtu sikur edhe qëndrimi i Kurtit.

E veç 5 minuta para se të nis zbatimi, Qeveria që drejton Kurti, shtyu vendimin për 1 muaj pas kërkesës së ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier.

Këtë  gatishmëri shefi ekzekutivit tha të hënë se e shprehi më qëllim që të qetësohet situata në veri, për çka tha se kontribuoi edhe kryediplomati amerikan në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. Imer Rusinovci Toka bujqësore është çelësi i suksesit…