![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/Capture-13-600x360-1.jpg)
“Kosova nuk është Serbi”, aktivistë çekë protestojnë para Ambasadës së Serbisë
02 gusht 2022
| 08:28
Aktivistë çekë kanë protestuar dje para Ambasadës së Serbisë në Pragë, duke e mbështetur Kosovën pas tensioneve në veri.
“Kosova nuk është Serbi”, thuhet në njërën prej pankartave, ndërkaq “Miqtë e Rusisë nuk janë të mirëpritur këtu”, thuhet në tjetrën. Po ashtu, kërkohet ndërprerja e fondeve të BE-së për Serbinë.
Ish-ministrja Meliza Haradinaj-Stublla ka shpërndarë një fotografi në “Facebook”, e cila së pari është publikuar në “Twitter”.
“Sot disa aktivistë çekë protestuan para Ambasadës së Serbisë në Pragë me mesazhe të qarta në mbështetje të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Ajo ka shpërndarë fotografinë e Jakub Janda.