IFO: Industrisë gjermane po i mungojnë lëndët e para dhe produktet gjysmë të gatshme

02 gusht 2022 | 08:29

Pothuajse tri të katërtat e kompanive gjermane raportuan mungesë të materialeve të nevojshme për prodhim, në një sondazh të kryer nga instituti IFO në muajin korrik.

Sipas IFO, industria gjermane vazhdon të luftojë me pengesat e furnizimit.

“Nuk ka asnjë tregues për një rikuperim të qartë në prokurimin e materialeve të rëndësishme në muajt e ardhshëm”, tha kreu i kërkimit në IFO, Klaus Wohlrabe.

Situata mbetet kritike, veçanërisht në sektorët kyç të industrisë gjermane. Në fushat e inxhinierisë elektrike, inxhinierisë mekanike dhe industrisë së automobilave, rreth 90 për qind e kompanive vazhduan të raportojnë se nuk ishin në gjendje të merrnin të gjitha materialet ose produktet e nevojshme gjysmë të gatshme.

“Përveç mungesës bazë të komponentëve elektronikë, vështirësitë në logjistikën botërore, veçanërisht në lidhje me transportin, vazhdojnë të krijojnë dhimbje koke për kompanitë”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivistë çekë kanë protestuar dje para Ambasadës së Serbisë në…