ShBA-ja thotë se Kina mund ta shënjestrojë Tajvanin nëse Pelosi e viziton atë

02 gusht 2022 | 08:51

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Kina mund t’i përgjigjet vizitës së Nancy Pelosit në Tajvan me provokime ushtarake.

Kjo mund të përfshijë gjuajtjen e raketave pranë Tajvanit, ose aktivitete të tilla në shkallë të gjerë ajrore ose detare, tha zëdhënësi John Kirby.

Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, ishte në Malajzi të martën në turneun e saj në Azi.

Mediet tajvaneze dhe amerikane thonë se ajo ka në plan ta vizitojë Taipein të martën mbrëma, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

Megjithatë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të martën, kryeministri i Tajvanit, Su Tseng-chang, tha se ishulli “mirëpret ngrohtësisht” çdo mysafir të huaj.

Ai shtoi se Tajvani “do të bënte aranzhimet më të përshtatshme” për çdo vizitor.

Tajvani është një ishull i vetëqeverisur, por Kina pretendon se është një provincë e shkëputur nga ajo. Pekini ka paralajmëruar për “pasoja të rënda” nëse Pelosi shkon për vizitë.

ShBA-ja ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me Kinën dhe jo me Tajvanin, por e përkrah pavarësinë e Tajvanit dhe e konsideron shtet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtari spanjoll kthehet me një roman italian (titulli, pikërisht: «Italiani»)…