Mayoral nga Reali kalon te Getafe

02 gusht 2022 | 10:27

Broja Mayoral është lojtari më i ri i Getafes. Këtë e ka konfirmuar Real Madridi me anë të një njoftimi zyrtar. Shuma që thuhet se Getafe ka paguar për sulmuesin është 10 milionë euro. Spanjolli ka nënshkruar kontratë për pesë vitet e ardhshme me klubin e tij të ri.

“Real Madrid CF dhe Getafe CF kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Borja Mayoral. Borja Mayoral erdhi në akademinë tonë në vitin 2007 dhe që atëherë ka qenë pjesë e Real Madridit, me të cilin ka fituar 1 Champions League, 1 Botëror për Klube, 1 Superkupë Europiane dhe 1 Superkupë Spanjolle. Klubi ynë e falënderon për punën dhe përkushtimin e tij gjatë kohës që i përkiste Real Madridit. Real Madridi i uron atij dhe familjes gjithë të mirat në këtë fazë të re të jetës së tij”, thuhet në njoftimin e Realit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një turist britanik ka humbur jetën si pasojë e atakut…